Rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme, një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në lagjen Arbana të Prizrenit.
Sipas informacioneve të para, një veturë ka goditur një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Lajmin për TV Prizrenin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.