Kjo është viktima e aksidentit të sotëm në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Kjo është viktima e aksidentit të sotëm në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur, sot pak para orës 13:00 në lagjen “Lakuriq” afër zyrave të KEK-ut në Prizreni, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet mikser-betoni në zonën e punimeve, raportoi Gazeta e Prizrenit.

Sipas informacioneve të para, vozitësi i automjetit të tipit MAN – mikser betoni, pas zbrazjes së betonit në vendpunimin e kompanisë punuese, duke lëvizur përpara, e ka goditur këmbësoren me anën e djathtë të përparme të automjetit, pranë skajit të trotuarit.

Burime të Gazetës së Prizrenit bëjnë të ditur se viktima është Zenepe Minushi e lindur më 1972.

Sipas raportit policor, për shkak të plagëve të rënda, ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja është konfirmuar nga ekipi emergjent që ka dalë menjëherë në terren.

Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion, ndërsa vozitësi S. G., rreth 49-vjeçar.është shoqëruar në mbajtje. /Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit