Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe është parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi, të dyshuar për kryerje të veprave penalem percjell “Gazeta e Prizrenit”.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së./Gazeta e Prizren