Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së dokumenteve.
“SPK-Vermicë 26.12.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.