Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, i futi lekë ryshfet në dokumente

- Gazeta e Prizrenit

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë, i futi lekë ryshfet në dokumente

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi dyshohet se kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor gjatë dhënies së dokumenteve.

Ai kishte futur në to një kartëmonedhë 500 lekëshe.
 

“SPK-Vermicë 26.12.2025-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në dokumente që duhej të dorëzohen për kontroll (në kabinë) i kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit