Video: Si ndodhi plagosja e dy personave mbrëmë në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Video: Si ndodhi plagosja e dy personave mbrëmë në Prizren

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prizren, ku dy persona, F. Tabaku dhe V. Hoxha, kanë mbetur të plagosur.

IndeksOnline ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti i plagosjes, ndërsa si të dyshuar në këtë rast janë identifikuar G. Shala, E. Reshani dhe A. Hoxha.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Sipas hetimeve fillestare, incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes palëve.

IndeksOnline ka publikuar pamjet ekskluzive të momentit kur të dyshuarit kryejnë plagosjen e dy personave në Prizren.



Read it all at Gazeta e Prizrenit