Vetëvendosje falenderon qytetarët: Jemi subjekti më i votuar në histori

- Gazeta e Prizrenit

Vetëvendosje falenderon qytetarët: Jemi subjekti më i votuar në histori

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se është subjekti më i votuar në historinë e Kosovës, duke u bazuar në rezultatet e përmbledhura të KQZ-së.

Pos tjerash, VV falënderoi të gjithë qytetarët që ua besuan votën.

“486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar. Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati”.


“Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!”, thuhet në njoftim.



Read it all at Gazeta e Prizrenit