Emërohet drejtori i Inspektorateve në Prizren.
Këtë e ka njoftuar kryetari Shaqir Totaj, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas tij, në këtë pozitë është emëruar drejtoresha, Samra Ilijazi.
Sipas burimeve, ky post i takon partisë së Duda Baljes, e cila e ka përkrahur Totajn në zgjedhje.
Totaj ka bërë të ditur se cikli i emërimeve për kompletimin e ekzekutivit pritet të përmbyllet së shpejti.
LDK tash i ka propozuar drejtorët e saj./ Gazeta e Prizrenit