Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Prokurorinë Speciale

- Gazeta e Prizrenit

Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Prokurorinë Speciale

Prokurorët që kanë aplikuar për avancim në Prokurorinë Speciale, janë intervistuar sot nga Komisioni i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Anëtarë të këtij Komisioni janë Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Arian Gashi, anëtar i Këshillit Prokurorial dhe Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale.

“Në këtë proces për avancim në Prokurorinë Speciale kanë aplikuar gjithsej dhjetë prokurorë, ndërsa në fazën e intervistimit kanë marrë pjesë tetë prej tyre, të cilët janë intervistuar në përputhje të plotë me kriteret, procedurat dhe standardet e përcaktuara me rregulloret në fuqi dhe aktet e tjera nënligjore të KPK-së”, thuhet në njoftim.

Anëtarët e këtij komisioni kanë theksuar se ky proces për avancim është zhvilluar përmes fazave të parapara, duke garantuar transparencë, objektivitet, profesionalizëm dhe respektim të standardeve më të larta të sistemit prokuriorial.

“KPK do të njoftojë opinionin publik me kohë lidhur me vendimmarrjen përfundimtare dhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të avancohen në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit