Ndërroi jetë Hajdar Mallaku, ish-profesor i Gjimnazit të Prizrenit

- Gazeta e Prizrenit

Ndërroi jetë Hajdar Mallaku, ish-profesor i Gjimnazit të Prizrenit

Sot ka ndërruar jetë Hajdar Mallaku, ish-profesor i Gjimnazit të Prizrenit, i cili tashmë ishte në pension, shkruan Gazeta e Prizrenit.

I ndjeri dha një kontribut të çmuar dhe shumëvjeçar në fushën e arsimit, duke edukuar dhe formuar breza të tërë nxënësish. Ai shërbeu me përkushtim edhe gjatë viteve të 90-ta, në një periudhë sfiduese për arsimin në vend, duke mos u ndalur asnjëherë në misionin e tij për dije dhe edukim.

Përveç angazhimit në arsim, Hajdar Mallaku ishte i përfshirë edhe në Lëvizjen Gjithpopullore për Pajtimin e Gjaqeve në Has, duke dhënë kontribut në forcimin e pajtimit, unitetit dhe harmonisë ndërmjet familjeve.

Ai gjithashtu merrej me shkrime në mediat lokale, ku trajtonte çështje arsimore, shoqërore dhe kulturore, duke lënë gjurmë edhe në jetën publike.

Me ndarjen nga jeta të Hajdar Mallakut, komuniteti i Prizrenit dhe më gjerë humbi një arsimtar të përkushtuar, veprimtar dhe intelektual të respektuar.

Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.



Read it all at Gazeta e Prizrenit