Dita e Mësuesit është një festë e cila i kushtohet çdo mësimdhënësi shqiptar.
Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip. Kjo ditë filloi të kujtohet që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887.
Festa e Mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktivë të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.