Sot, më 08.03.2026, duke filluar nga ora 13:00, në Stadiumin e Qytetit në Prizren është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet KF Liria dhe KF Vushtrria, që përfundoi me rezultat 0 – 1.
Ndeshjen e kanë përcjellë rreth 6 mijë shikues të pranishëm në stadium dhe deri në përfundim të saj gjithçka ka shkuar në rregull, raporton Gazeta e Prizrenit.
Policia është kujdesur për sigurimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes bazuar në planin operativ të përpiluar për këtë aktivitet sportiv.
Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se pas përfundimit të ndeshjes situata ka filluar të tensionohet mes disa tifozëve, mirëpo me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë situata është vënë nën kontroll dhe gjithçka ka përfunduar pa incidente serioze.
Sipas tij, nuk ka persona të raportuar të lënduar. / Gazeta e Prizrenit