Prizren: Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit për fajde dhe detyrim – jep detaje për rastin

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarit për fajde dhe detyrim – jep detaje për rastin

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve E.K., dhe A.K., të cilët gjenden në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Në kërkesën e Prokurorisë jepen edhe detaje nga rasti.

“Nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga i viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro”.

“Në pamundësi për të përballuar dhe kthyer borxhin, hyn edhe viktima e dytë B.B., që merr para nga të pandehurit për t’i ndihmuar viktimës së parë në shlyerjen e borxhit”.

“Të pandehurit E.K., dhe A.K., nga viktimat, për shkak të grumbullimit të kamatave, kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Për të siguruar këtë shumë, të pandehurit kërkojnë nga viktima B.Ç., që në emër të kamatave t’u kalojnë në pronësi 2 (dy) lokale afariste dhe 1 (një) shtëpi, me vlerë të përgjithshme rreth 1 (një) milion euro”, ka njoftuar Prokuroria.



Read it all at Gazeta e Prizrenit