Një person ka mbetur i lënduar nga vetaksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një cisternë me karburant është përmbysur.
Kështu e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 06:00, në kilometrin 24 të autostradës, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë një kamion (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e ka trajtuar aksidentin”, ka thënë Krasniqi./GS
![]()
![]()