Kush e kalon gjysmëfinalen? Superkompjuteri “Opta” i nxjerr dy finalistët e Championsit

- Gazeta e Prizrenit

Kush e kalon gjysmëfinalen? Superkompjuteri “Opta” i nxjerr dy finalistët e Championsit

Kush do të arrijë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve?

Sipas analizave të fundit të superkompjuterit të Opta, përgjigjja anon qartë drejt Bayern Munichut dhe Arsenalit, dy skuadra që sipas simulimeve statistikore i kanë shanset më të larta për të mbërritur deri në aktin final të turneut.

Modeli i Optas bazohet në mijëra simulime të kompeticionit, duke e marrë në konsideratë formën aktuale të skuadrave, statistikat individuale dhe kolektive, si dhe forcën e kundërshtarëve.

Një sistem që nuk jep siguri absolute, por e ofron një pasqyrë të qartë mbi probabilitetet reale të çdo skuadre.

Sipas këtyre projeksioneve, Bayern Munich është një nga skuadrat më të favorizuara për ta kaluar PSG-në në gjysmëfinale dhe për ta vazhduar rrugën drejt finales.

Bavarezët kanë treguar stabilitet dhe forcë gjatë gjithë sezonit evropian, duke u konfirmuar si një nga kandidatët kryesorë për trofeun.

Bayerni i ka 61,28% të mundësive për të shkuar në finale, karshi 38,72% të mundësive për parisienët.

Në anën tjetër, edhe Arsenali renditet shumë lart në listën e favoritëve.

Skuadra londineze, e cila ka impresionuar për organizimin taktik dhe stabilitetin defanziv, shihet nga Opta si një nga ekipet me shanset më të mëdha për ta arritur finalen dhe madje për ta fituar trofeun e Championsit.

“Gunners” shihen me 73,40% të mundësive për ta prekur finalen, kurse “Los Colchoneros” me 26,60%.

Një skenar që sipas simulimeve e çon më shpesh finalen drejt një përballjeje mes Bayern Munichut dhe Arsenalit, e cila konsiderohet edhe si finalja më e mundshme e këtij edicioni.



Read it all at Gazeta e Prizrenit