Këto janë çmimet e reja të derivateve

- Gazeta e Prizrenit

Këto janë çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja tavan të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për dy ditët e ardhshme, më 10 dhe 11 maj 2026.

Sipas vendimit, një litër naftë do të kushtojë 1.61 euro, ndërsa benzina është caktuar në 1.50 euro për litër.

Po ashtu, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.79 euro për litër.

Ky vendim vjen në kuadër të rregullimeve periodike të çmimeve të karburanteve në tregun vendor, bazuar në lëvizjet në bursat ndërkombëtare dhe faktorët e importit.


Read it all at Gazeta e Prizrenit