Një person është arrestuar në Prizre , pasi dyshohet se ka therur me thikë një tjetër, në një rast që po hetohet si “vrasje në tentativë”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:30, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se me thikë ka sulmuar viktimën, po ashtu mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.