Në Prizren zhduket një 15-vjeçare – familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

- Gazeta e Prizrenit

Në Prizren zhduket një 15-vjeçare – familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Një rast i zhdukjes së një të miture është raportuar në Prizren, pasi një 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe familja nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e saj, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në Polici është paraqitur S. A., 37-vjeçare, e cila ka raportuar se vajza e saj, L. A., 16-vjeçare, është larguar nga shtëpia më 2 korrik, rreth orës 18:00, dhe që nga ai moment nuk është kthyer.

Sipas ankueses, familjarët kanë kërkuar 15-vjeçaren në vende të ndryshme dhe kanë tentuar ta kontaktojnë, por pa sukses.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Person i zhdukur”, ndërsa në kërkim janë angazhuar edhe hetuesit rajonalë.


Policia po vazhdon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e të miturës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata



Read it all at Gazeta e Prizrenit