Paraburgim për rastin e falsifikimit të dokumenteve

- Gazeta e Prizrenit

Paraburgim për rastin e falsifikimit të dokumenteve

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Ibish Çoçajt, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim, pas dyshimeve se përmes një biznesi privat ka lëshuar diploma profesionale pa qenë i akredituar apo autorizuar për një veprimtari të tillë.

Sipas vendimit të Gjykatës, Çoçaj do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, masë e cila mund të zgjasë deri më 18 shtator 2026.

Ai  dyshohet se gjatë vitit 2021, në Prizren, përmes biznesit individual “Qendra për Verifikimin e Aftësive Profesionale”, ka ofruar trajnime dhe ka lëshuar dokumente që paraqiteshin si diploma të vlefshme të aftësimit profesional, ndonëse biznesi, sipas Gjykatës, nuk ishte i akredituar apo i autorizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale.
“Ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, e cila thekson se provat e mbledhura deri në këtë fazë e arsyetojnë dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale.
Gjykata ka vlerësuar se, duke marrë parasysh peshën e veprave penale dhe mënyrën e rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer ato, masa e paraburgimit është e nevojshme për të garantuar zhvillimin e papenguar të procedurës.


Read it all at Gazeta e Prizrenit