Zhegrova protagonist te goli i dytë, Juventusi merr fitoren

- Gazeta e Prizrenit

Zhegrova protagonist te goli i dytë, Juventusi merr fitoren

Edon Zhegrova ka dhënë asistimin e tij të parë për Juventusin, në fitoren 2-0 ndaj Atalantës në Serie A.

Futbollisti kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të, duke zëvendësuar Francisco Conceicaon.

Vetëm pesë minuta pas hyrjes së tij në fushë, Zhegrova u bë protagonist te goli i dytë i Juventusit. Ai ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Bremer kërceu më lart se të gjithë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Juventusi e kishte kaluar në epërsi në minutën e 28-të përmes Conceicaos, i cili realizoi pas një aksioni brenda zonës.

Atalanta provoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të gjente golin. Juventusi e ruajti avantazhin deri në fund dhe mori tri pikët.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në 10 pikë në tabelën e Serie A, ndërsa Zhegrova lë gjurmë në paraqitjen e tij me një asistim vendimtar.



Read it all at Gazeta e Prizrenit