Në dy barnatore në Prizren gjenden barna pa banderola në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh, arrestohen dy persona

- Gazeta e Prizrenit

Në dy barnatore në Prizren gjenden barna pa banderola në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë dhe me asistimin e Inspektoratit Shëndetësor/Farmaceutik, kanë kryer kontrolle në dy biznese farmaceutike në Prizren.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar depo të fshehta, ku mbaheshin barna pa banderola, në kushte që nuk përmbushnin standardet për ruajtjen e tyre.

Vlera e barnave të konfiskuara në të dy lokacionet arrin rreth 10 mijë euro në treg. Konfiskimi i produkteve është bërë nga Njësia Kundër Kontrabandës e Doganës së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./FO



Read it all at Gazeta e Prizrenit