Av. Adriatik Ago: Të nderuar kolegë, mbroni gjakun e të rënëve, mundin e djersën tuaj

- Gazeta Telegraf

Av. Adriatik Ago: Të nderuar kolegë, mbroni gjakun e të rënëve, mundin e djersën tuaj

Av. Adriatik Ago

Ish punonjës i Policisë së Shtetit

 

Komunikim i hapur me Organizatën e Policisë së Shtetit.

Në kushtet e përballjes së këtij intitucioni protagonist të drejtësisë së sotme, me fenomenet e rënda të korrupsionit në radhët e administratës shtetërore, kryesisht për keqmenaxhim të fondeve publike apo të vënies dorë mbi to, herë me dashje direkte dhe herë në formën e shpërdorimit të detyrës, ndaj  në rradhë të parë, kur secili të përmbushë detyrat e veta ligjore, që janë funksione të shtetit dhe jo të pushtetit.

Deklaratat e fundit  të bëra nga kreu i SPAK-ut, për Policinë e Shtetit, kanë domethëniet e tyre dhe janë kuptimplote. Ato patjetër që janë të mbështetura në analizën e të dhënave të administruara nga hetimet paraprake penale, nga informacionet e ardhura prej burimeve të ligjshme të agjensive  ligjzbatuese, nga trajtimi i ankimeve të shtetasve  e deri në produktet që përfitohen nga ushtrimi i kompetencave ligjore në fushën proceduriale penale. Në kushtet e përballjes së këtij intitucioni protagonist të drejtësisë së sotme, me fenomenet e rënda të korrupsionit në rradhët e administradës shtetërore, kryesisht për keqmenaxhim të fondeve publike apo të vënies dorë mbi to, herë me dashje direkte dhe herë në formën e shpërdorimit të detyrës, ai është në tagrin e vet që të bëjë thirrje për përmirësim të klimës së bashkëpunimit dhe të zgjidhjes  se krizës së besimit, por  në rradhë të parë, kur secili të përmbushë detyrat e veta ligjore, që janë funksione të shtetit dhe jo të pushtetit. Këto argument i di mirë politika që në filozofinë e qeverisjes, agjensi të tilla të sigurisë, i do të besueshme dhe efiçente nëpërmjet  propogandës, por në fakt, i do të forta aq sa të mos  i kthehet në boomerang dhe të jenë  të përpunueshme nga vet ajo. Këto konkludime, janë të vërtetuara  në shekuj që kur ka lindur shteti dhe e drejta e tij.

Priviligji i të qënit lider i organizatës së policisë së shtetit, nuk të përjashton nga përgjegjësia për mbajtjen përsipër tërriskut,  në realizimin e reformave. Qëndrime të buta, konformiste, pa vizion dhe pa e ndjerë dhimbjen krahas kënaqësisë, nuk janë të frytshme dhe të shëndetshme, në një kohë kur treguesit e implikimeve të individëve në polici, janë në rritje, kur lufta e institucionit kryesor të sistemit të drejtësisë SPAK-ut, për deri më sot është në kulmin e vet. Organizata e policies së shtetit, është mjeti  ligjor më i duhuri  se kurrë dhe  më i dosmosdoshëm, për përkrahjen, mbështetjen dhe furnizimin me produkte policore  të  kësaj strukture. Vlera dhe kontributi i  liderit  të organizatës në këto beteja  njihet, se përndryshe mbas lufte,  të gjithë bëhen trima.

Organizata e policisë së shtetit, duhet të luftojë përditë, çdo orë, çdo minutë, ku secili në funksionin e vet, të mbrojë gjakun e të rënëve, mundin e djersën e vet, për të mos u përbaltur  nga individë të veçantë e të korruptuar. Ajo i ka të gjitha instrumentet e veta  ligjor, të evidentimit dhe korrektimit të veprimeve e sjelljeve që bien ndesh me detyrën për çdo punonjës policie dhe i çdo rangu qoftë. Krijimi i frymës së punës në grup, lufta ndaj nepotizmit, ndaj paligjshmërive aktuale dhe të mbartuara  qëshpesh shfaqen në rastet e vlerësimeve në ecurinë në karrierë, në dhëniën e gradave, në subjektivitin ndaj emërimeve apo lëvizjeve në detyrë e deri në mos pajtim me arrogancën, me tëkorruptuarin dhe të paaftin , duhet të bëhen  moto ditore për të luftuar tëkeqen brenda rradhëve  të saj.

Të nderuar kolegë, Mos prisni që këtë të keqe të instaluar ndër vite nga modelet e politikave qeverisëse, ta rregullojnë ata që e kanë shkaktuar. Ata kështu e duan policinë e shtetit, kokë ulur, të verbër, të bindur, që të përplaset për interesat e tyre, edhe pse kostot jetike të policies deri tani, janë tepër të larta, në raport me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Politika kur i intereson na mbush me lëvdata, na stilon si nuse me vello, por kur  nuk i vjen për shtat, na hedh në rrugë si limon i shtrydhur. Referohuni te historia, kujtoni 2 Prillin 1991, politika e goditi  deri në palcë policinë, i vrau kurajon  dhe i futi frikën, i krijoi  krizën e besimit dhe realizoi përçarjen. Kujtoni vitin e zi 1997, policia u përdor, u vra, u dëmtua, ndërsa politika ndërroi karriget, kujtoni  vitin 2009, politika ndryshoi trajtimin financiar të policisë me skema denigruese, aq sa e vuajmë  dhe sot kur  kërkohen  përfitimet suplementare. Mbas 34 vjetësh luftë e sakrifica, ja ku jemi sot, Policia me 262 të vrarë në detyrë,  e 170 dëshmorë të atdheut, politika shëndoshë e mirë, e kuruar, me ose pa mjekër, e qethur  trendi dhe lyer me llak, me qindra  vila  e pasuri marramëndëse, me të korruptuar, drejtorë, ministra e kryebashkiakë në hetime e nëpër burgje. Personalisht nuk jam kundër përformancës së jashtme të politikës dhe besoj se dhe anëtarët e saj më përkrarhin, të mirën dhe të bukurën e duan të gjithë, por midis dëshirës dhe mundësive  për t’i realizuar ato qëndron një polarizim i tejskajshëm i trajtimit financiar. Jemi dëshmitarë të kohës dhe po shohim se çfarë bën politika kur i vjen laku në fyt dhe përplaset me drejtësinë. Nuk lë gur pa lëvizur, përdor propogandën, ekranin, fuqinë e parasë, shan e fyen publikisht, bën trimin, dhe interpreton e shkel ligjin si i intereson asaj.

Pikërisht  se ka  interesa të veta, politika  gjen me lupë modele  liderash që spikatin për servilizma e mungesë të theksuar të integritetit  dhe i sjell në krye të funksioneve  drejtuese. Jo. Mos u pajtoni me interesin e shkaktarit të së keqes, që mund t’ju sjelli përfitim të çastit, se një ditë do e paguani  më shtrenjtë atë. Edukojeni  vehten se policia e shtetit, i shërben ligjit dhe vetëm ligjit, i shërben  shtetit dhe jo pushtetit, i shërben të drejtës së  individit dhe jo klanit nepotik, i shërben mirëqënies, mbrojtjes  së jetës, shëndetit e pronës, forcimit të familjes dhe përspektivës europiane të vendit.

Të nderuar kolegë, Mos prisni që këtë të keqe të instaluar ndër vite nga modelet e politikave qeverisëse, ta rregullojnë ata që e kanë shkaktuar. Ata kështu e duan policinë e shtetit, kokë ulur, të verbër, të bindur, që të përplaset për interesat e tyre, edhe pse kostot jetike të policies deri tani, janë tepër të larta, në raport me vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Politika kur i intereson na mbush me lëvdata, na stilon si nuse me vello, por kur  nuk i vjen për shtat, na hedh në rrugë si limon i shtrydhur.

Në këtë konteks, inkurajoj nivelin drejtues të policisë së shtetit, të marrin fatin e organizatës  dhe prosperitetin e saj në dorë, të sanksionojë  realisht  kufizimet ligjore  ndaj  ndërhyrjeve të politikës, të vënë në funksionim të plotë mekanizmat e vetpastrimit, të mos presi  pastrim me pikatore  nga të tretët, të mos qëndrojnë në heshtje duke menduar se do të jënë nën  mbrojtjen e politikës. Politika e ka në natyrën e saj, kompromisin, marrveshjen, shkelmimin e moralit, dinamikën e bashkëpunimit edhe me kundërshtarin e vet, por jo policia e shtetit. Ajo  nuk mund  të bëjë kompromis me krimin, me shkeljen e ligjit, me të keqen, që i prodhon politika dhe të mbajë  qëndrime oportune ndaj subjektit  që  konsumon krimin në çdo nivel qoftë ai. Komuniteti i gjerë, e ndjen më mirë garancinë e veprimit të ligjit, kur kjo thuhet  publikisht  nga drejtuesit e policisë, së shtetit jo nga politika.

Organizata e policisë, anëtarët e saj, duhet të ngrenë zërin, të fitojnë integritet në kërkimin e të drejtave të ligjshme të tyre, ajo duhet të rreshtohet dhe të ngrihet në nivelin e simotrave të saj në shkallë rajoni  pse jo dhe me Europën e zhvilluar. Edukimi profesional, korrektësia, integriteti dhe pastërtia e figurës, duhet të jenë arma e fuqishme e saj për të bërë politikën të dëgjojë dhe të reflektojë në zhvillimin e policisë, që nga  sistemi i rekrutimeve, në procesin e arsimit  policor, në ecurinë në karrierë e deri në mbylljen me sukses të detyrës. Organizatës së policisë i nevojiten lidera me integritet  që  të përballet me politikën  për mbrojtjen e interesave të ligjshme të saj. Lider të fortë me vartësin  apo me të dobëtin  dhe servil  ndaj politikës, nuk ka çfarë i duhet një organizate policie  të shekullit 21.

Është detyrë dhe prioritet lufta për zgjerimin e demokracisë së brendshme në organizatë. Vetpastrimi nënkupton jo vetëm largimin e të korruptuarit dhe të kapurit nga krimi, por dhe selektimin e të paaftit apo  të atyre që për shkak të modelit të keq të implementimit  të gradave, kanë zënë rrënjë  duke u shndërruar  në kapak tenxhereje për të mos lejuar  shpërthimin e energjive të brezit të ri, me edukim e sfida të reja. Kjo shtresë e gradave të larta në aparatin e policisë së shtetit, ka zënë myk dhe vetëm ndërron  zyrat dhe katet e posteve të punës, pasi  shumë prej tyre  nuk kanë se çfarë të japin  zhvillimit  të brendshëm të organizatës.

Planifikimi dhe realizimi sa më shpejt i reformave dhe i proceseve të vetpastrimit  nga nivelet drejtuese dhe nga vet organizata e policisë së shtetit, për të mbajtur lart frymën e besnikërisë ndaj ligjit, pastërtinë e figurës  dhe të luftës ndaj  akteve  korruptuese që shfaqen në rradhët e saj, është domosdoshmeri  jetike për  zhvillimin institucional të saj me standardet europiane që kërkohen sot.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf