Rrapo Taho: Flamurtari mendon për Play-off, mbijetesa zonë e “minuar”

- Gazeta Telegraf

Rrapo Taho: Flamurtari mendon për Play-off, mbijetesa zonë e “minuar”

KATEGORIA E PARË/ Mjeshtri i Merituar i Sportit, Rrapo Taho analizon ecurinë dhe vazhdimësinë

Nga Agron KAJA

Verdheblutë nuk ia kanë dalë të fitojnë asnjëherë këtë vit me Flamurtarin. Janë  mundur në ndeshjen e parë, dhe në ndeshjen e dytë barazuan mes polemikave në “Elbasan Arena”

Kategoria e Parë luan sot dhe nesër ndeshjet e javës së 30-të të saj. Nisur nga renditja në këto javë, kalendari përball skuadra me synime të njëjta, të cilat nga kreu në fund kërkojnë konfirmimin e tyre. Nëse në kreun e renditjes janë AF Elbasani dhe Bylisi të sigurtë e janë të ngjitur në Superiore, të gjitha skuadrat e tjera janë në ethet e synimeve. Kështu mendon edhe Mjeshtri i Merituar i Sportit, Rrapo Taho, i cili dje për gazetën “Telegraf” më shumë iu referua situatës së Flamurtarit, kryesisht për ndeshjet që do të zhvillojë në zonën Play-off për ngjitjen në Kategorinë Superiore. “Java e 30-të e gjen Flamurtarin në vendin e 3-të në renditje dhe e përball me AF Elbasanin kryesues. Do jetë një sfidë e vështirë dhe e luftuar nga të dyja skuadrat. Për AF Elbasanin duhet mbajtja e kreut të renditjes, për Flamurtarin duhet “çimentuar” vendi i 3-të, ndaj e mendoj një kryendeshje me aromë Superioreje”, kështu e nisi bisedën Mjeshtri i futbollit shqiptar, Rrapo Taho, i cili deri në fundin e kampionatit e shikon Flamurtarin të pozicionuar në vendin e 3-të të renditjes. “Mbeten edhe katër javë për tu luajtur deri në mbyllje të kampionatit, dhe nuk mendoj se është koha që skuadra e Flamurtarit të gabojë në synimin e saj final, vëndi i 3-të në renditje. Ekipi është i fuqizuar edhe nga disa rikthime të rëndësishme dhe fryma e mirë që ka futur në skuadër trajneri Memushi, besoj se edhe në këtë sfidë do ta tregojnë Flamurtarin e vërtetë. Ka një interesim e angazhim të madh me skuadrën edhe Presidenti (Administratori) Sinan Idrizi, i cili në këtë situatë i ka dhënë motivimin e duhur skuadrës”. Por Rrapo Taho nuk shikon rivalë për Flamurtarin, ndërkohë që sipas tij, në këto katër javë do ketë më shumë luftë të fortë sportive në vëndet që rrezikojnë fundin e renditjes. “Katër skuadrat që do të luajnë Play-off për tu ndeshur me skuadrën e Superiores, thuajse janë të përcaktuara: Flamurtari, Vora, Apolonia dhe Korabi. Sepse skuadrat e tjera nuk kanë shumë kohë për të bërë ndryshim. Ndërsa këtë ndryshim duhet ta presim tek ato skuadra që rrezikojnë të zbresin në renditje në zonën e mbijetesës, edhe pse do të varet shumë nga aleancat që mund të bëjë skuadrat mes tyre në këto katër javë të fundit të kampionatit. Rrezikojnë disa skuadra që mund të shoqërojnë Tomorin në rënien direkt në Kategorinë e Dytë dhe kjo më duket si një “zonë e minuar” e renditjes”, ishte kjo biseda me Mjeshtrin e Merituar të Sportit, ish-qëndërmbrojtësin e Flamurtarit dhe të Kombëtares shqiptare, Rrapo Taho.

EUROPIANI “GJERMANI 2024”/ EDHE 53 DITË

Bastet nxjerrin jashtë loje Shqipërinë!

BILANCET &BASTET

SHQIPËRIA-GRUPI B

Itali-Shqipëri/15.06.2024

Nd 4, F 0, B 0, H 4, G 7:1

1=1.39   2=4.75   X=8.25

Kroaci-Shqipëri/19.06.2024

Nd 8, F 7, B 0, H 1, G 4:10

1=2.35   2=3.50   X=7.00

Shqipëri-Spanjë/23.06.2024

Nd 8, F 0, B 0, H 8, G 3:31

1=9.00   2=5.50   X=1.25

Pas përcaktimit të shortit dhe ndarjes së Grupeve eliminatore të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, kompanitë e basteve në Europë e Botë i kanë publikuar parashikimet e tyre për ndeshjet në grupe, madje edhe përqindjet e kualifikimeve të skuadrave në këto grupe. Bastet sportive në Europë e parashikojnë Shqipërinë si të eliminuar të sigurtë që në ndeshjet e Grupit B eliminator. Koeficcentët e tyre të lartë për mundësitë e Shqipërisë në kualifikim, e bëjnë të pamundur rrugën kuqezi, ndërkohë që në këto parashikime duket qartë se Franca, Anglia, Gjermania e Spanja kanë koefiçientët më të përafërt për ta fituar Europianin. Po kështu edhe për kryegolashënuesin e këtij eventi janë disa emra, mes të cilëve Herri Kein i Anglisë kuotohet si më i përafërt për “Këpuca e Artë” me koefiçientin 6.00, pas tij vjen Kilian Mbape i Francës me koefiçientin 6.50, ndërsa Kristiano Ronaldo i Portugalisë renditet në vendin e tretë me koefiçientin 13.00.

KALENDARI/ GRUPI B

NDESHJET E SHQIPËRISË

Datë 15 qershor 2024

Shqipëri-Itali        Ora 21:00

Stadiumi: Signal Iduna Park

Në Dortmund (81.365 vënde)

Datë 19 qershor 2024

Kroaci-Shqipëri    Ora 15:00

Stadiumi: Volksparkstadion

Në Hamburg (57.274 vënde)

Datë 24 qershor 2024

Shqipëri-Spanjë    Ora 21:00

Stadiumi: Merkur Spiel-Arena

Në Dyseldorf (54.600 vënde)

NDESHJET, JAVA 30

E shtunë, 20 prill 2024

Korabi-Luzi 2008           15:00

E dielë, 21 prill 2024

Vora-Tomori                  15:00

Flamurtari-AF Elbasani  15:00

Apolonia-Bylis               15:00

Lushnja-Besa                 15:00

Kastrioti-Burreli             15:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.AF Elbasani       29      69

2.Bylis                  29      67

3.Flamurtari          29      54

4.Vora                  29      45

5.Apolonia            29      43

6.Korabi               29      40

7.Besa                  29      31

8.Lushnja             29      31

9.Burreli               29      31

10.Kastrioti           29      30

11.Luzi 2008        29      27

12.Tomori            29      17



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf