KF Tirana del në ankand, zyra përmbarimore nxjerr në shitje aksionet për shkak të borxheve të papaguara

- Gazeta Telegraf

KF Tirana del në ankand, zyra përmbarimore nxjerr në shitje aksionet për shkak të borxheve të papaguara

Klubi i Futbollit Tirana është në prag falimentimi, për shkak të borxheve të papaguara ndaj palëve të treta. Kjo ka bërë që Zyra Përmbarimore private “ALBASE” të nxjerrë në shitje 66% të aksioneve në pronësi të Refik Halilit, teksa 34%  vijojnë të jenë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ankandi do të mbyllet në datën 22 prill dhe për 66% të aksioneve ofertat do të fillojnë nga 161 milionë lekë të reja.

Bllokimi ka ardhur prej detyrimeve të shumta të ndryshme, që ka në vite Tirana ndaj palëve të treta, të cilat kanë fituar gjyqe radhazi dhe tani presin vetëm zbatimin e vendimeve që po vonohen nga klubi bardheblu.

Borxhet e shumta të grumbulluara për shkak të gjyqeve të humbura e kanë çuar Tiranën në këtë situatë, ku ekipi ka të bllokuar edhe merkaton nga FIFA deri në verën e vitit 2025, ndërkohë që pritet të ketë masa ndëshkimore nëse nuk paguan ish-trajnerin Orges Shehi, pas gjyqit të humbur edhe me të.



Lexoni të gjitha në Gazeta Telegraf