Daku: Nuk ka mbaruar me kaq

- Bota Sot

Daku: Nuk ka mbaruar me kaq

Mirlind Daku ka qenë mbrëmë protagonist absolut në fitoren e Rubin Kazanit në udhëtim ndaj Zenit St. Petersburgut.

Ylli ynë e shënoi golin e parë të ekipit të tij, ndërsa asistoi në atë të dytë në ligën elitare ruse.

Ky njëherësh ishte goli i gjashtë i përfaqësuesit shqiptar në Rusi.

Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Dritës, Llapit e Ballkanit u shpreh i lumtur me formën dhe paraqitjen e tij, ndërsa i falënderoi edhe të gjithë ata që po e mbështesin duke iu premtuar gola dhe kontribute të tjera në vazhdim të sezonit në Rusi.

“Plan i Zotit gjithmonë! Ju dua, faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme edhe pse larg me distancë prapë e ndjej dhe ju jam mirënjohës gjithmonë. Nuk ka mbaruar me kaq”, shkroi sulmuesi gjilanas në rrjetet sociale.

26 vjeçari do të mundohet ta mbajë këtë ritëm dhe ta fitojë kështu një vend në Kombëtare për në Euro 2024.

Ai dha kontribut të çmueshëm në kualifikimin e Kuqezinjve në Evropianin e dytë në histori.



Lexoni të gjitha në Bota Sot