Zhang: Nuk do ketë probleme me rinovimet

- Bota Sot

Zhang: Nuk do ketë probleme me rinovimet

Steven Zhang shpreson që një ditë të sjellë një lojtar kinez në Inter, por "për momentin nuk ka lojtarë të përshtatshëm.

E kam menduar shpesh këtë mundësi, por prioriteti është krijimi i një skuadre që të jetë në lartësinë e duhur".

Presidenti i zikaltërve, shton: "Nuk duhet të ketë asnjë problem me rinovimet, nuk do të jetë një gjë e menjëhershme, por do të kërkojë një proces. "

Për çështjen e stadiumit të ri” “Në Itali problemi është i ndërlikuar, rrezikon të jetë një çështje e gjatë”, ka thënë mes të tjerash presidenti i Interit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot