Në krye të Federatës spanjolle

- Bota Sot

Në krye të Federatës spanjolle

Pedro Rocha është zgjedhur president i ri i Federatës spanjolle të futbollit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata, në një komunikatë zyrtare në platformën “X”.

“Pedro Rocha është shpallur sot presidenti i ri i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, pasi ka marrë mbështetjen e shumicës së asambleistëve të këtij institucioni që drejton futbollin spanjoll”, thuhet në komunikatë.

Kështu ka rënë dakord komisioni zgjedhor në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, në bazë të kalendarit që është përcaktuar për këtë procedurë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot