“Nuk mi dha ilaçet veresi, po i lypi 5 euro borxh”: Gazetari publikon bisedën e minatorit me bashkëshorten

- Bota Sot

“Nuk mi dha ilaçet veresi, po i lypi 5 euro borxh”: Gazetari publikon bisedën e minatorit me bashkëshorten

Situata me minatorët e Trepçës sa shkon drejt përkeqësimit. Ata ende janë pa paga.

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka publikuar një bisedë të një minatori me bashkëshorten e tij. Aty, minatori tregon se nuk po arrin t’ia blejë ilaçet fëmijës së tij të sëmurë.

Postimi:

“Ishalla naten bile si dhem”, biseda e minatorit me gruan, pasi doli t’i marr borxh ilaçet per femijen.

Mos pritoni lexoni vetem keta rreshta, edhe e kuptoni gjendjen e minatoreve qe s’kane marre rroga qe dy muaj.

Minatori qe doli ne qytet per t’i blere ilaçet per femijen, i shkruan gruas se po behen 20 euro edhe ne barnatore nuk po ia japin borxh. “Ishalla naten bile si dhem”, po shton minatori.

Gruaja e gjore, tuj mos pas çka me ba, ka zgjedh bile me ia lehtesu burrit barren e rande qe s’po mundet me ia ble ilaçet femijes. “Pikat e veshit veq tmujsh, qe smunesh shnosh”.

“Po ja lypi ni shoku nja 5 ero tmi gjet, veq qato pika bile”, po ia kthen deshperimisht minatori.

Sa ngjarje e trishte ne vetem pak rreshta qe m’i dergoi vete minatori ne fjale. Duke me lutur te mos ia publikoj identitetin, ai kerkoi vetem ta ngris zerin qe te marrin ate qe e meritojne – rrogen

 



Lexoni të gjitha në Bota Sot