Kujdes nga këto numra, zbulohet skema e mashtrimit për vjedhjen e llogarive bankare të shqiptarëve

- Gazeta e Prizrenit

Kujdes nga këto numra, zbulohet skema e mashtrimit për vjedhjen e llogarive bankare të shqiptarëve

Policia e Tiranës ka apeluar të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm nga numra që mund t’u shkruajnë në rrjetet e tyre sociale, pasi është zbuluar një skemë e re mashtrimi për të vjedhur të dhënat e llogarive bankare.

Sipas policisë, janë konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar, në mënyrë të padrejtë.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nëse jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj”, njofton policia.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit