Në Prizren mbahet trajnim për bletarët

- Gazeta e Prizrenit

Në Prizren mbahet trajnim për bletarët

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren do ta organizojë një trajnim për fermerët bletarë të Komunës, më 25 shtator 2024, raporton Gazeta e Prizrenit.

Tema e trajnimit që do të mbahet nga ora 10:00, në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në objektin e Komunës së Prizrenit, do të tjetë “Bletaria Organike”.

Trajnim synon të ofrojë njohuri të rëndësishme mbi praktikat më të mira dhe përfitimet e bletarisë organike, si dhe të ndihmojë bletarët në përmirësimin e prodhimeve të tyre. / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit