Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka mbajtur sot një fjalim në Samitin e Kosvës për Paqe dhe Demokraci.
Sipas tij, ShBA-ja nuk e ka fuqinë absolute siç mund të supozojnë disa, e që do ta bënte Kosovën menjëherë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Ne presim që të dyja qeveritë të veprojnë në përputhje të plotë me të gjitha detyrimet që i kanë marrë në dialog. Presim që ata ta marrin seriozisht dialogun”, ka thënë Hovenieri, njofton Klankosova.tv.
“Një nga gjërat që më duket befasuese në bisedat e mia të ndryshme, apo aktorë të ndryshëm këtu në Kosovë, a është ky supozim i padeklaruar se ka një rrugë tjetër përveç dialogut? A është ky sugjerim që nëse amerikanët apo gjermanët ose zgjedhin njerëzit tuaj të preferuar, t’i kërcasim gishtat, të tundim një shkop magjik, këto probleme nuk do të ekzistonin më në Kosovë, dhe ajo do të bëhej menjëherë anëtare e plotë e NATO-s dhe anëtare e plotë e BE-së dhe të gjithë të tjerëve. E keni dëgjuar. Bota nuk funksionon kështu”.
“Duhet të jem i qartë në lidhje me këtë gjë. Nëse do të varej vetëm nga Shtetet e Bashkuara, nëse do të varej vetëm nga Shtetet e Bashkuara, nëse ne do të ishim një regjim perandorak dhe të gjitha vendet do të na përkuleshin dhe ta bënin pikërisht atë që e kemi udhëzuar, e që nuk qëndron kështu, nëse e shihni anembanë globit, ne ende besoj që ushtrojmë ndikim të rëndësishëm në mbarë planetin, por nuk jemi të vetëm”.
Madje, Hovenieri e përmendi një thënie të gjyshit të tij, që dukej si referencë, sipas tij, e qasjes së Kosovës në kohët e fundit ndaj shteteve anëtare të organizatave të cilave ajo do që t’u bashkohet, njofton Klankosova.tv.
“Ne do të kërkonim që Kosova të integrohet më plotësisht tani në institucionet evropiane dhe ato evropiane. Serbia do të ishte pajtuar më shumë me realitetin e një fqinjësie sovrane, të pavarur, multietnike, demokratike dhe paqësore. Kjo është ajo që duam. Por nuk e di se si bëhesh anëtar i BE-së pa koordinim me BE-në. Dhe kjo nënkupton koordinim me shtetet anëtare të BE-së. Nuk shoh se si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s pa pëlqimin e të gjithë anëtarëve të NATO-s. Siç e dini të gjithë, disa nga ato shtete ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, të pavarur, demokratike, multietnike siç e kemi pranuar ne. Ju duhet t’i bindni ata që doni të ndihmoni”.
“Gjyshi im e përdorte një thënie, dhe ju lutem më falni për karakterin e saj paksa të pagdhendur: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij. Poenta ime është që ne duam ta mbështesim Kosovën në këtë qasje, në integrimin e saj evropian dhe evropian. Ne kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë shteti, ambasadorë, të tjerë për ta çuar përpara”.