Në Prizren hapet punishtja e rrobaqepësisë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”

- Gazeta e Prizrenit

Në Prizren hapet punishtja e rrobaqepësisë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”
Sot në Prizren u mbajt ceremonia e hapjes së projektit “Instalimi i punishtes së rrobaqepësisë” në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nënë Tereza”.

Projekti u mundësua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, dhe drejtuesit e qendrës.

Projekti synon të përmirësojë aftësitë profesionale të komunitetit në këtë qendër. /RTK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit