Liria, sot njoftoi zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri të ekipit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në këtë pozitë, u emërua Bledar Devollit, për të cilin raportohet se ka karrierë të pasur në futbollin shqiptar.
“Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj,” njoftoi klubi në një njoftim.
Gjatë ditës u zhvillua edhe stërvitja e parë me trajnerin e ri. / Gazeta e Prizrenit.