Trepça ka pësuar humbjen e tretë radhazi në FIBA Europe Cup.
Kampioni i Kosovës u mposht para tifozëve vendas në palestrën “Minatori” nga skuadra skoceze, Caledonia Gladiators, me rezultat 76-80, shkruan IndeksOnline.
Malik Johnson ishte basketbollistët më i dalluar te Trepça, me 16 pikë.
Ndeshjen e radhës, Trepça luan përsëri në shtëpi, ndaj skuadrës franceze, Dijon, ms 30 tetor.