Portieri i Lirisë e grushtoi bashkëlojtarin, dënohet

- Gazeta e Prizrenit

Portieri i Lirisë e grushtoi bashkëlojtarin, dënohet

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në fundjavë, në kuadër të ndeshjes Liria – Trepca, në Ligën e Parë. Në këtë përballje, portieri i Lirisë së Prizrenit, Arion Ymeri ka grushtuar bashkëlojtariin e vet dhe ky veprim atij i ka kushtuar.

Kjo u bë e ditur në vendimet e Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë si dhe në vendimet e Disiplinorit për ndeshjet e fundjavës së kaluar.

Liria luajti me Trepçën në Mitrovicë dhe pësoi humbje. Pas golit të dytë të vendasve, “portieri mysafir Arion Ymeri grushtojë bashkëlojtarin e tij pas një mosmarrëveshje për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt”, shkruan në njoftim.

Ndaj Ymerit është bërë inicim disiplinor nga Komisioni i Garave. Ndërkohë Disiplinori e dënoi me dy ndeshje moslojë. Komisionet e FFK-së janë bazuar në raportin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit