Mbi 260 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës, për tre muaj

- Gazeta e Prizrenit

Mbi 260 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës, për tre muaj

Gjatë periudhës korrik-shtator kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës  268 persona.

Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), del se interes për migrim në Kosovë kanë më së shumti persona nga vendet e Lindjes se Mesme. Për tre muaj janë akomoduar gjithsej 238 migrantë të huaj .

Migruesit kryesisht janë nga  Egjipti, Irani, Libia , Jemini,Maroku etj.

Ndërsa në total numri i të huajve që janë pajisur me leje qëndrim të përkohshëm është 1 mijë e 639 persona, ndërsa janë refuzuar 644 kërkesa për migrim.
Ndërsa me me lejeqëndrim të përheshëm janë pajisur 105 persona./IndeskOnline/



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit