Tre yjet nga Kosova, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e Granit Xhaka, sonte luajnë me skuadrat e tyre në top-pesë ligat e Europës.
Lille i Edon Zhegrovës pret në shtëpi skuadrën e Lyonit për ndeshjen e vlefshme në Ligue 1, raundi i 10-të, me fillim nga ora 21:00.
Duke parë formën e tij fantastike me fanellën e klubit francez, Zhegrova pritet që të jetë startues.
Ndërkaq, Granit Xhaka me Leverkusenin sonte luajnë derbin e javës në Bundesliga, ku në “BayArena” e pret Stuttgartin.
Në anën tjetër, Vedat Muriqi sonte luan mysafir ndaj Alavesit dhe futbollisti kosovar synon të realizojë gol për t’i ndihmuar ekipit të tij.
/GazetaSinjali/