Meteorologu Rugova paralajmëron për nesër borë dhe erëra të fuqishme

- Bota Sot

Meteorologu Rugova paralajmëron për nesër borë dhe erëra të fuqishme

Reshjet e shiut të enjten gjatë mëngjesit do të shndërrohen në borë, me rënie të temperaturës, që deri në mbrëmje mund të zbres deri në -5C. Kështu ka paralajmëruar meteorologu Mendim Rugova.

Sipas tij, shtresa bore formohen edhe përgjatë pjesë të ulëta të vendit.

“Të premten mbi vend mbeten të pranishme më shumë vranësira, e sërish fillojnë të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C, maksimalet.

Në mbrëmje intensifikohen, e me kalimin e frontit të ftohtë, shndërrohen sërish në reshje dëbore, me temperatura maksimale që të shtunën zbresin në 0C e 2C. Ditën e shtunë vranësirat shpërndahen, e priten më shumë kthjellime. Minimalet pësojnë rënie në -4C e -6C, e maksimalet në një rritje graduale deri në 6C”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot