Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

- Bota Sot

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Serbia ka pësuar fiasko me rezultat 6:0 nga Suedia në stadiumin “Tele2 Arena” në Stokholm.

Trimëresha nga Kosova, Kosovare Asllani, ka treguar lojë të madhe duke shënuar dhe asistuar në fitoren bindëse, kësisoj vashat suedeze siguruan biletën për në Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm.

Kapitenja Asllani ka treguar klasin e saj duke shënuar për 2:0 në minutën e 19-të duke paralajmëruar shembjen e kombëtares serbe.

Asllani ka asistuar në golin e pestë kur shënoi Bennison.

Kapitenja Asllani është zëvendësuar në minutën e 58-të. 

Golat i realizuan Angeldal (16 - nga penalltia), Asllani (19), Blackstenius (26 e 45+4), Bennison (57) Anvegard (Anvegard 90’).

Edhe ndeshjen e parë e ka fituar me 2:0 Suedia në Leskovc dhe e ka eliminuar Serbinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot