Sherri parakalon Scuffet, është ai tani titullar i portës së Cagliarit

- Bota Sot

Sherri parakalon Scuffet, është ai tani titullar i portës së Cagliarit

Alen Sherri duket se ka kaluar para Simone Scuffet në hierarkinë e trajnerit Davide Nicola, duke marrë pozitat kryesore si portier titullar i Cagliarit, shkruan ‘goal’.

Ndryshimet janë të dukshme pas një periudhe ku Scuffet ishte preferuar si i parë.

Sherri, që fillimisht ishte portieri i dytë, ka marrë besimin e Nicolas dhe është bërë titullar në tri ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Milanit, Genoas dhe Veronës, pasi kishte luajtur vetëm një ndeshje të vetme në Kupën e Italisë ndaj Cremoneses në fund të shtatorit.

Sherri, i blerë nga Egnatia për 300 mijë euro, ka arritur të marrë rolin e portierit kryesor në skuadër.

Sipas raportimeve të "Unione Sarda", në ndeshjen Fiorentina-Cagliari të 8 dhjetorit, Sherri pritet të jetë portieri titullar, me Scuffet që do të jetë në pankinë.

Statistikat sezonale të Scuffet dhe Sherrit:

Simone Scuffet ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon (11 në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë), duke pësuar 20 gola. Me të në portë, Cagliari ka mbyllur vetëm një ndeshje pësuar.

Alen Sherri ka luajtur 4 ndeshje deri tani, duke pësuar 5 gola, duke e mbajtur portën të paprekur në 2 raste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot