Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime.
“Ky është konkursi i 4 brenda 21 muajve. Kemi shpallur mbi 820 vende të reja për specializime për nevojat e të gjithë sektorit shëndetësor”.
“Me organizim e planifikim arritëm të mbulojmë mungesat në lëmitë specialistike, sidomos në Anesteziologji, Mjekësi Emergjente, lëmitë e shëndetit publik e Nefrologji për shërbimet e reja në rajone”, ka thënë Vitia.