Amorim lajmëron zgjatjen e kontratës së Maguires

- Bota Sot

Amorim lajmëron zgjatjen e kontratës së Maguires

Kontrata e Maguires me Manchester Utd skadon në fund të sezonit, por aventura e tij në “Old Trafford” duket se është e destinuar të vazhdojë.

Lajmin për një rinovim të kontratës të mbrojtësit e ka dhënë sot Ruben Amorim.

“Kam biseduar me Herrin sot në mëngjes dhe i thash se duhej që të përmirësohej pasi ne kemi shumë nevojë për shërbimet e tij.

Ai duhet që të përmirësohet edhe si lider.

Ne të gjithë e dimë se ai ka kaluar një situatë të vështirë këtu, por ne kemi shumë nevojë”, tha Ruben Amorim, i cili la të kuptohej se mbrojtësi që i kushtoi Junajtidit plot 80 milionë stërlina do të vazhdojë të qëndrojë në Mançester.



Lexoni të gjitha në Bota Sot