I del në mbrojtje

- Bota Sot

I del në mbrojtje

Interi po përgatitet për super sfidën e parë të vërtetë. Nesër në Riad, skuadra zikaltër do të sfidojë Milanin në derbin e Madonnina që vlen për Superkupën e Italisë.

Dhe për këtë ndeshje, trajneri Simone Inzaghi foli në konferencën për shtyp duke u ndalur edhe te Lautaro Martinez:

“Rëndësia e Lautaro është e madhe, e kam thënë disa herë.

Ai është një kapiten i madh, ka trashëguar një shirit të rëndësishëm në krahë dhe ai ështe duke menaxhuar në mënyrën më të mirë.

Unë kam qenë gjithashtu një sulmues, megjithëse më pak i fortë se ai, dhe e di se çfarë do të thotë të mos shënosh gjithmonë siç ka bërë gjithmonë në karrierën e tij, ai pati një lojë të shkëlqyer, si shumë të tjerë edhe pse nuk shënoi.

E shoh të qetë, e shoh në mënyrën më të mirë: skuadra fiton dhe ne duhet të vazhdojmë kështu duke e ditur se ai është themelor”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot