Prizren: Goditet për vdekje një këmbësor në rrugën “Ekrem Rexha”

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Goditet për vdekje një këmbësor në rrugën “Ekrem Rexha”

Policia njoftoi se mbrëmë me datë 5 Janar 2025, në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes ‘’Arbana”, godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve.

“Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dergohet në mbajtje. Nga QKUK policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofon zëdhënësi Rajonal i Policisë në Prizren,Shaqir Bytyqi.

Prizren ka ndodhur një aksident trafiku. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur deri sa ngasësi i dyshuari drejtonte veturën me targa sllovene , dhe ishte duke lëvizur në rrugën “Ekrem Rexha”, në drejtimin të lagjes ‘’Arbana”, godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve.

Këmbësori goditet me pasqyrën e majte të veturës që po lëvizte në shiritin e majtë të rrugës me dy shirita në një kahje. Si pasojë këmbësori pëson lëndime të rënda trupore, i cili dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit, nga ku pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

Për rastin në fjalë është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar që ngasësi i dyshuar( V.S. 1987) të dergohet në mbajtje. Nga QKUK policia është informuar se viktima e rastit (S.K. 1965) ka vdekur.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore,njofoi zëdhënësi Rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Foto nga arkivi



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit