Prizren; Dërgohet për trajtim në Turqi djaloshi i lënduari nga shpërthimi i fishekzjarrëve

- Gazeta e Prizrenit

Prizren; Dërgohet për trajtim në Turqi djaloshi i lënduari nga shpërthimi i fishekzjarrëve
Mbrëmjen e fundit të vitit, Abdurrahman Memaj, pësoi lëndime të rënda nga shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren.
Ai ishte i shtrirë në QKUK për trajtim, por gjendja e tij nuk u përmirësua.

Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, kanë siguruar trajtimin mjekësor dhe transportin emergjent me aeroplan special për të.

Ai u dërgua në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë.

”Me këtë rast, Bashkësia Islame e Kosovës falënderon Ambasadën e Republikës së Turqisë dhe Qeverinë turke për mundësinë e trajtimit mjekësor në Qendrën Hulumtuese Spitalore për diegie të thella në Stamboll të Turqisë, duke bërë apel kështu për kujdes edhe më të shtuar.” thuhej në njoftimin e tyre.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit