Ky është shoferi i dyshuar që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Ky është shoferi i dyshuar që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prizren

Një aksident me fatalitet ndodhi të dielën në mbrëmje në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një këmbësor u godit nga një veturë dhe fatkeqësisht vdiq.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Gazeta Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet është Veton Samahodaj37-vjeçar.

Ai ka qenë duke lëvizur me veturën e tij kur e ka goditur viktimën Selvedin Kadrija, teksa ka qenë duke e kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar të këmbësorëve.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit