Gjykata Penale në Burksel i ka dënuar me burgim të përjetshëm tre serbë për vrasjen e veprimtarit shqiptar, Enver Hadri.
Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq u shpallën fajtorë për ekzekutimin e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spasiq u shpall fajtor si urdhërdhënës.
Enver Hadri, i cili ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në veturën e tij derisa ishte ndalur në semafor të kuq në Saint-Gilles, Belgjikë, më 25 shkurt 1990, shkruan “The Brussels Times”.
Hetimi i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit, shkroi media “The Brussels Times”.