Cassano e ka personale me Leaon

- Bota Sot

Cassano e ka personale me Leaon

Pas finales së Superkupës së Milanit të fituar ndaj Interit, Antonio Cassano nisi një sulm shumë të ashpër ndaj Rafa Leaos – nuk eshte hera e pare ne fakt – edhe në planin personal: “Nuk ka këllqe, i padenjë, duhet të ketë turp”.

Portugezi e rregullon me dy emoji…

Ish-sulmuesi italian tha pas ndeshjes finale te Superkupes: “Këtë po e them tani pasi bëri një lojë të mirë, në planin afatgjatë edhe Conceiçao do ta kuptojë se Leao është një lojtar fals, nje 0-0, si Martial. As mish dhe as peshk.

Ai nuk di të luajë me ekipin, nuk di të bëjë pasimin e fundit, nuk e sheh porten, eshte hiçgjë”.

Leao duhet të falënderojë Fonsecan, nëse gjente Spallettin ose Capellon në vend të tij, rrezikonte ta varnin pas murit. Fonseca u soll shumë mirë, vetëm e bëri të ulet në stol 3-4 herë. Leao duhet të ndjeje turp nga vetja për sjelljen e tij ndaj Fonsecas.

Pas një fitoreje ai thotë se Conceiçao i jep energji, ai duhet të kishte guximin të thoshte atë gje që mendon jo tani apo kur shkon në kombetare. Unë do të jem gjithmonë në anën e Fonsecas, një trajner i madh dhe një njeri i madh, ndryshe nga Leao që nuk ka personalitet”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot