Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti shënoi një gol për Hamburger-in në miqësore ndaj Steauas së Bukureshtit.
Sahiti shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 11’të.
Por, skuadra e tij gjermane në fund u mposht 2:1 ndaj klubit rumun.
Ky ishte goli i parë i Sahitit me fanellën e Hamburgut qysh nga transferimi i tij prej Hajduk Splitit.