Asllani titullar në sfidën vendimtare

- Bota Sot

Asllani titullar në sfidën vendimtare

Ndeshja që do të rikuperohet kundër Bolonjës është vendimtare.

Për të arritur fitoren e shtatë radhazi në kampionat dhe për të konfirmuar që humbja në Superkupë është lënë realisht pas krahëve.

Për më tepër skuadra e Inzagit kërkon që të shkojë -1 pikë nga Napoli.

Për këto motive dhe shumë të tjera, Inzagi nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga lojtarët kryesorë që ka në dispozicion.

Ose të paktën nuk do ta bëjë me vullnet këtë gjë. Çalhanoglu dhe Mkitarian nuk do të jenë pjesë për shkak të problemeve fizike.

Turku është sërish me një tërheqje të vogël, ndërsa armeni nuk do të rrezikohet.

Ndeshjet e tjera janë vendimtare dhe trajneri nuk ka ndërmend që ta rrezikojë. Në krahasim me Venecian do të ketë ndryshime duke nisur që nga sulmi.

Do të luajë Lautaro bashkë me Turamin. Kush luan? Edhe në “Penzo”, Zomer ka treguar edhe një herë tjetër që investimi për Martinezin mund të presë. Zvicerani ishte një siguri dhe do të luajë sërish kundër Bolonjës. Përpara tij mund të rikthehet Pavar bashkë me De Vraj dhe Bastonin.

Në të djathtë titullari pritet të jetë Dumfris, pavarësisht se Darmian shënoi golin vendimtar. Në kabinën e regjisë do të jetë sërish Kristjan Asllani, ndërsa pak më përpara Zielinski me Barelën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot